Ballina Aktuale Uniteti i kontestuar politik

Uniteti i kontestuar politik

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

Uniteti i spektrit politik shqiptar, në Luginë të Preshevës, është duke funksionuar si treni në dy binarë. Kur themi kështu kemi parasysh funksionimin me standard të dyfishta të Marrëveshjes së Tiranës, për unitetin e subjekteve politike për qeverisjen e pushtetit lokal në Bujanoc, i cili në njëfarë mënyre po vepron edhe në pushtetin qendror në Beograd, por jo edhe në Preshevë, e cila për shkak përçarjeve dhe ndasive, nuk po arrin ta formoj qeverisjen e re lokale.

Çfarë absurdi! Marrëveshja e unitetit të spektrit politik, nuk kërkohet të zbatohet në Preshevë, kurse në Beograd, po! Nëse kështu vazhdohet, nuk është çudi, që uniteti i spektrit politik në Bujanoc, të shpartallohet, duke e sjell vendin para një kolapsi politik.

E gjithë kjo situatë e ndërlikuar, që po veprohet me standard të dyfishta, vjen si rezultat i arritjes së Marrëveshjes së unifikimit, nga jashtë e jo nga nismat qytetare të dala nga shoqëria civile.

Gjithmonë, marrëveshjet e imponuara mbi baza partiake, nuk kanë sjell rezultate, përkundrazi ato kanë ndikuar negativisht në funksionimin normal të jetës politike në Luginë të Preshevës.

Populli e thotë bukur: “Më mirë di budallai në shtëpi të vet, se sa i mençuri në shtëpi të huaj”!

Kjo që po ndodh tani me veprimet e spektrit politik shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, mos raft me u harrua!”, përcjell Jetapress.