Ballina Aktuale Shqipëria voton – deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime është mbi...

Shqipëria voton – deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime është mbi 27 për qind

SHPËRNDAJE

Ora 07:00 shënon hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 12:00 kanë votuar 27.18 për qind.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 31.97 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 14.69 për qind, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje gjithë qytetarët të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Pasi shfrytëzoi të drejtës kushtetuese, i pari i shtetit në Shqipëri, tha se ky është akti më patriotik që mund të bëjnë qytetarët.

“Punën më të rëndësishme sapo e realizova, i ftoj të gjithë të votojnë. Votimi nuk vetëm një detyrim qytetarë, nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese demokratike. Sot është një akt patriotik, mbrojta e atdheut. Sot atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane”, tha ai.

Edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë ushtruar të drejtën e votimit, në qendrën e votimit në Surrel.

Rama pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediet duke thënë se sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duht të dalin në votime.

“Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që sot mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vetë shpreh një opinion tjetër. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektator dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri“, tha Rama.