Ballina Lajme Nga Rajoni Urimi për festën e Fitër Bajramit

Urimi për festën e Fitër Bajramit

SHPËRNDAJE

Në emrin tim, të qendrës islame në kryeqytetin e shtetit helvetik dhe në emër të Forumit koordinativ të organizimit të jetës fetare e shfrytëzoi rastin të gjithve besimtarëve të konfesionit islam përzemrisht ua uroi festën e madhe të Fitër Bajramit.

Pas një muaj ku ndërlidhen rezistenca, përkushtimi, ndërgjegja, vetëdijsimi dhe sakrafica duke manifestuar një unifikim konstruktiv mes botës fizike dhe metafizike, përgjatë një muaj pa ndërperë siq ishte ky muaj i bekuar, dhe në përfundim edhe neve si të gjthë muslimanët anekand botës festojmë Fitër Bajramin.

Urojmë dhe përgezojmë të gjithë ata që në këtë ditë mbështesin nevojtarët që gjinden pranë tyre, dhe angazhohen me përkushtim dhe ndërgjegje për një shoqëri të barabartë e solidar.

Filozofia e muajit të agjërimit duhet të jetë shembulli i angazhimit dhe sakraficës për një shoqëri inovative këtu në shtetin helvetik dhe gjithë andej në rruzullin toksorë, kurse akceptanca, toleranca, respekti reciprok dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të komunitetit tonë shqiptarë këtu në Zvicër dhe mbar njerzimit.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë vllezërve dhe motrave me urimet më të përzemerta për sa më shumë harmoni dhe begati në familjet tuaja. Edhe njëherit e lus krijuesin, Zotin e gjithësisë, të pranon nga ne agjërimin dhe të gjitha kontributet e afruara gjatë muajit të Ramazanit. Me respekt Hoxhë Mustafë Memeti