Ballina Aktuale Qytetarët e moshës së tretë rekomandohen që të jenë të kujdesshëm gjatë...

Qytetarët e moshës së tretë rekomandohen që të jenë të kujdesshëm gjatë ekspozimit në diell

SHPËRNDAJE

I nxehti afrikan ka përfshirë edhe vendin tonë ku sipas meteorologëve gjatë kësaj jave janë paralajmëruar temperaturat mbi 40 gradë Celsius. Për qytetarët e moshës së tretë dhe ata që janë me sëmundje kronike rekomandohen që të jenë më të kujdesshëm gjatë daljes jasht në pikun e nxehtit. Këto rekomnadime I japin mjekët në praksën e përgjithshme në Preshevë. Mjeku Desaret Murati për Televizionin Blic Presheva ka konfirmuar se me gritjen e temperaturave tani ka edhe shtim të pacientëve në këtë repart që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjeku Murati apelon tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit në këtë ditë vere duke mos u ekspozuar në diell në terminet kur dielli është më I forte, të konsumojmë më shumë ujë dhe pije dhe të vishemi me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura. / Blic Presheva /