Ballina Aktuale U nda nga jeta atdhetari dhe humanisti Hajredin Asllani

U nda nga jeta atdhetari dhe humanisti Hajredin Asllani

SHPËRNDAJE

In memoriam

Sot, morëm lajmin e hidhur, për vdekjen e papritur të veprimtarin e palodhur të çëshjtjes kombëtare dhe humanitare Hajredin Asllani, në moshën 78 vjeçare, me origjinë nga Tërnoci.
I ndjeri dritë pastë, ka punuar një kohë të gjatë si shofer në Fabrikën “Svetllosti”, në Bujanoc dhe të gjithë e njohin si aktivist, njeri të dashur dhe shumë human.
Veprimtaria e tij atdhetare dhe humanitare dallohet qoftë në Tërnoc, por edhe më gjerë në hapësirat shqiptare, sidomos gjatë periudhës së diferencimit ideo-politik të ish regjimit diktatorial të Millosheviqit.
Shoferi nga Tërnoci, baca Hajredin, nuk e ndalte kamionin e tij me ndihma për minatorët e Trepçës dhe familjet e tjera të rrezikuara në Kosovë.

Për aktivitetin e tij patriotik dhe humanitar bashkatdhetarët e Tërnocit në diasporë e nderojnë me mirënjohje dhe grumbullojnë mjete në shenjë nderimi për ta dërguar në Haxh, këtë, vit. Mirëpo, per shkak rrethanave ende pandemike edhe këtë vit nuk do te kete organizim i shkuarjeve të haxhilerëve në Meke.
Myftiu i Luginës së Preshevës, me të dëgjuar për ndarjen nga jeta të veprimtarit Hajredin Asllani, tha se, ai, ishte një njeri i mirë, bujar, guximtar, fisnik dhe solidar.
“Ndarja nga jeta e veprimtarit Hajredinit, në këto momente kur ai përgatitej me dëshirën më të madh për të shkuar në Haxh, tregon për shpirtin e tij të madh dhe dashurinë për të marrë një rrugëtim të tillë. Por, meqenëse akoma nuk u krijuan kushtet për shkuarje në Haxh për shkak virusit Covid 19, vitin e ardhshëm do t’i realizohet dëshira, duke shkuar një bedel për të, për çka ai e meritoi sa ishte gjallë”, thotë Myftiu Saqipi.
Myftiu Saqipi u shpreh ngushëllime familjarëve Asllani kudo ku gjenden ata duke u nisur nga djemtë e tij: Qahili, Fatmiri dhe Ragmiu dhe gjithë ata që e njohjen dhe patën kontakt me të ndjerin Hajredinin, njofton Jetapress.