Ballina Aktuale Kryetari i KBI-së të Kosovës në Preshevë takohet me ambasadorin e Republikës...

Kryetari i KBI-së të Kosovës në Preshevë takohet me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Beograd

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkesisë Islame të Kosovës në Preshevë Mr. Nexhmedin Ademin.

Në takim u diskutua për organizimin fetar në Luginë të Preshevës. Z. Ademi ia sqaroi ambasadorit nevojën e mbështetjes së organizimit fetar duke respektuar autonominë e organizimit fetar në nivel regjional të Luginës së Preshevës.

Ishte konstatim i përbashkët se fuqizimi i prezencës së DIYANETIT turk, në organizimin fetar do të mundësonte ruajtjen dhe kultivimin e islamit të trashëguar brez pas brezi për nevoja shpirtërore, kulturore e identitare.

Ambasadori premtoi se kontaktet do të zyrtarizohen përmes përfaqësuesit për çështje fetare (mushavirit), pranë ambasadës, njofton Jeta PRESS