Ballina Aktuale Koordinatori Saqipi, uron zgjedhjen e Memli Krasniqit, kryetar të Partisë Demokratike të...

Koordinatori Saqipi, uron zgjedhjen e Memli Krasniqit, kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës

SHPËRNDAJE

Koordinatori i Shoqërisë Civile për Luginë të Preshevës, publicisti Nexhmedin Saqipi, me kënaqësi ka pranuar lajmin për zgjedhjen e Memli Krasniqit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ardhja e Memli Krasniqit në ballë të PDK-së, është një surprizë e këndshme edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga se ky subjekt politik udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit më të ri në botë, ka zgjedhur politikanin më meritor me një vizion të qartë konceptual dhe pragmatik. PDK-ja me ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaqi, janë dalluar në përkrahjen e Luginës së Preshevës, duke llogaritur edhe opsionin më të qëlluar për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, me të cilën Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, realizonin ëndrrën shekullore për bashkim”, shprehet me plot optimizëm koordinatori Saqipi, për Jetapress. Për zgjedhjen e Memli

Krasniqit, kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, koordinatori Nexhmedin Saqipi, uron PDK-në dhe gjithë adhuruesit e kësaj partie, kudo qofshin ata gjithandej trojeve etnike shqiptare, duke llogaritur edhe ata ne diaspore, duke i dëshiruar kryetarit suksese dhe mbarësi në rrugën e realizimit të programit politik të kësaj partie, njofton Jetapress