Ballina Aktuale Vuçiqi thotë se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Vuçiqi thotë se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

SHPËRNDAJE

Liberalizimin e vizave për Kosovën është deklaruar se e mbështet së fundi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegoj arsyet”, tha Vuçiqi mbrëmë në TV Happy.

Ai këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai e mbështet ose jo liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vuçiqi tha gjithashtu se “njëri prej tyre” i tha atij se e di pse Serbia ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai replikoi se kjo ndodh për shkak të “integrimit evropian” të tyre.