Ballina Aktuale Zero raste pozitiv me Covid-19 në rrethin e Pçinjës

Zero raste pozitiv me Covid-19 në rrethin e Pçinjës

SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në Rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit janë testuar 199 mostra ndaj virusit korona prej tyre asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Gjatë ditës së djeshme në ambulantën kovid në Vranjë janë kryer 135 kontrolla nga të cilat 19 për herë të parë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një PCR dhe 24 analiza antigjenit nga të cilët asnjë nuk ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Dy pacientë që janë pozitiv me Covid-19 janë të shtruar në ambulanëtn kovid në kuadër të Qendrës shëndetësore të Vranjës të njetit janë me bronkopneumoni dhe gjenden në aparatet e frymarrjes.

Gjendja me virusin korona rezulton të jetë e qetë edhe në komunën e Preshevës megjithëse mjekët apelojnë për kujdes veçanarisht në ambiente të mbyllura dhe mirëmbajtjen e higjienës.