Ballina Aktuale Stimulimi i natalitetit në Serbi, për lindjen e fëmijës 5000 euro

Stimulimi i natalitetit në Serbi, për lindjen e fëmijës 5000 euro

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për ndryshim në ligjin për gratë shtatzëna, duke favorizuar stimulimin e për të sapolindurit!

Sipas gazetës Kurir, nga 100,000 dinarët e menjëhershëm, pra rreth 900 euro për lindjen e fëmijës së parë, tani e tutje nënat dhe baballarët në Serbi mund të presin përfitime deri në 5,000 euro për lindjen e një fëmije.

Vuçiq njoftoi se Serbia do të ishte “vendi më i fortë në Evropë për sa i përket niveleve të stimulimit të lindjeve”, njofton Kurir, transmeton Jetapress.

-Ne do të shkojmë me ndryshime në ligj dhe do të bëjmë shumë gjëra më të lehta për gratë shtatzëna dhe nënat, dhe gjithashtu do të shkojmë me një rritje të madhe dhe të konsiderueshme të sasisë për lindjen e fëmijëve – për të parën, të dytën, të tretën dhe fëmija i katërt – tha Vuçiq si mysafir në Pink TV, transmeton Jetapress.
Aktualisht, në Serbi, vetëm për lindjen e fëmijës së parë, paratë paguhen një herë, pra në të gjithë shumën, ndërsa për fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt, paguhen me këste. Lindja e fëmijës së pestë nuk njihet me ligj dhe nuk ka përfitime për të, përveç në rrethana të caktuara ekstreme, njofton gazeta Kurir, transmeton Jetapress.