Ballina Humor-argëtim LUGINA E SANXHAKUT

LUGINA E SANXHAKUT

SHPËRNDAJE

Satirike

Pasi dhe hoxhallarët u bënë unikë,

Tani Lugina nuk është në rrezik!

Unifikimi erdhi sipas modelit partiak,

Me rrugët e hapura për në Sanxhak!

S’mbetet pa u bashkuar asnjë shqiptarë,

Shkrimtarë, gazetarë, bletarë dhe gjuetarë!

Gjithë do t’bëhemi me lidhje farefisnie,

Shqiptaro-boshnjakë pa dallim shtetësie!

Do të mbajmë edhe një Referendum,

Duke çuar të parin në një muzeum…!

S’do të kemi problem as me shkollim,

Për diplomë nuk lypset nostrifikim!

Sa i përket adeteve Allahu amanet,

Boshnjakët do t’kthehen n’identitet!

Lidhjet ngjallen nga Presheva n’Tutin,

-Lozë e kungullit nuk bënë hotin!

Me purri Presheve e me djathë Sjenice

Me suxhuk të terur e me kos baullice…

Nuk na duhet ndihma shtetërore,

Nga se kemi prodhimet vendore!

Ndryshimet e acarojnë Beogradin zyrtar,

S’do ta ketë kollaj me boshnjako-shqiptarë!

E veçmas pas nismës Ballkani “Open”,

Lugina do të bëhet një Mini Shengen!

Spica Metalike(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)