Ballina Lajme Nga Rajoni Haradinaj Kurtit: Kush je ti që premton parajsën e po i jep...

Haradinaj Kurtit: Kush je ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin

SHPËRNDAJE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka nisur sot diten me kritika për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse vërtetë është kryeministër i qytetarëve do të ishte kujdesur për situatën pandemike.

“Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve. Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!”, ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt, Kurti ka premtuar parajsën e po i jep popullit zhgënjimin.

“Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!”, tha Haradinaj. /Zëri/