Ballina Aktuale Mbëriijnë në Shqipëri mbi 44 mijë e 400 doza të “Pfizer”-it

Mbëriijnë në Shqipëri mbi 44 mijë e 400 doza të “Pfizer”-it

SHPËRNDAJE

Shqipëria është furnizuar edhe me mbi 44 mijë doza të vaksinës “Pfizer” kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastiriliu.

“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv #MbroShëndetin. #VaksinatShpëtojnëJetë”, ka shkruar ajo në Facebook.