Ballina Aktuale Doza e tretë e vaksinimit kundër Covid në Serbi fillon të martën

Doza e tretë e vaksinimit kundër Covid në Serbi fillon të martën

SHPËRNDAJE

Vaksinimi me dozën e tretë kundër koronavirusit në Serbi fillon të martën, njofton Shtabi i Krizave për luftën kundër epidemisë, duke shtuar se kandidatët e parë për dozën e tretë do të jenë njerëzit me imunitet të reduktuar.

Vaksinimi me dozën e tretë nuk është i obliguar por do t’u rekomandohet të gjithë qytetarëve që morën dozën e dytë të vaksinës më shumë se gjashtë muaj më parë.

Prioritet janë njerëz me gjendje të ndryshme të mungesës së imunitetit, njerëz në hemodializë, njerëz me organe të transplantuara, më të vjetër se 70 vjet, njerëzit që janë në institucionet e kujdesit social, kryesisht në qendrat e gerontologjisë, punonjësit në institucionet shëndetësore dhe të kujdesit social si dhe udhëtarët në trafikun ndërkombëtar.”