Ballina Aktuale KOSOVA DO TË STREHOJË RRETH 2.000 AFGANË

KOSOVA DO TË STREHOJË RRETH 2.000 AFGANË

SHPËRNDAJE

Kosova do të strehojë përkohësisht rreth dy mijë refugjatë afganë.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një interviste me Radio Evropa e Lirë, të mërkurën.

Ai theksoi se gjithçka është duke u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtet që i ka kërkuar Kosovës t’i strehojë bashkëpunëtoret e saj në Afganistan, pasi talebanët e morën pushtetin në Kabul, pas 20 viteve.

Sveçla nuk tregoi saktësisht që kur do të vinë refugjatët e as sa do të qëndrojnë.Ndërsa, për vendosjen e tyre, deklaroi se janë disa lokacione të përmendura.

“Janë disa lokacione të cilat janë duke u shqyrtuar. Për një arsye apo tjetër, ne jemi duke bërë vlerësimet e nevojshme bashkë me partnerët tanë dhe në momentin e parë kur do të vendoset, do të njoftohet publiku”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar të martën 19 mijë njerëz nga Afganistani, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Situata në Afganistan është tensionuar pasi forcat amerikane vendosen të largohen – kjo u shfrytëzua nga grupi militant për ta marrë pushtetin.

Kjo lindi frikën se talebanët do të persekutojnë bashkëpunëtoret  e Amerikës në Afganistan.