Ballina Aktuale Nisin përgatitjet për takimin e ardhshëm Kosovë – Serbi në Bruksel

Nisin përgatitjet për takimin e ardhshëm Kosovë – Serbi në Bruksel

SHPËRNDAJE

Kanë nisur përgatitjet për takimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet në fillim të shtatorit.

Kështu ka bërë të ditur sot, i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Zeri.info.

Lajçaku ka njoftuar se sot ka pasur diskutime thelbësore me zëvendëskryeministrin kosovar, Besnik Bislimi dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, me të cilët ka diskutuar për takimin e ardhshëm që pritet të rinis në shtator.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të dialogut në nivel kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, ka shkruar Lajçaku në Twitter. /Zëri/