Ballina Aktuale Arrestohet këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi

Arrestohet këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi

SHPËRNDAJE

Këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi dhe ish-drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljoviq, u dërgua në një makinë policie në Cetinje, raportojnë gazetarët e “Vijesti”.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka thënë shkurt për “Vijesti” se Veljoviq ishte arrestuar, përcjell Telegrafi.

Më herët sot, Veljoviq filloi një sulm ndaj policisë gjatë protestës kundër “fronëzimit të Mitropolitit Joanikije” të Malit të Zi.