Ballina Aktuale Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Qarkun e Pçinjës, raporton për...

Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Qarkun e Pçinjës, raporton për raste të reja të Covid – 19

SHPËRNDAJE

Javën që po e lëmë mbrapa, në Komunën e Bujanocit, të premten e 3 shtatorit, janë regjistruar 14 raste të tjera të Covid – 19, duke e ngritur në 52 numrin e rasteve të reja.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Qarkun e Pçinjës u testuan, 353 persona. Analizat treguan se 70 persona ishin të infektuar me virusin Covid – 19. Nga ky numër, 34 ishin nga Vranja, 14 nga Bujanoci, 8 nga Presheva, 6 nga Vladiçin Hani ndërsa nga 4 raste kishin Surdulica dhe Trgovishta.
Ndërsa në Komunën e Preshevës, 7 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit. Në rrethin e Pçinjës nga 346 mostra të testuara 80 kanë dalur pozitivë për koronavirus. 63 pacientë pozitiv me kovid 19 janë me pneumoni dhe 32 janë në oksigjen të shtrirë në spitalin kovid në Vranjë. Gjashtë pacientë u pranuan për trajtim spitalor dhe pesë u larguan për trajtim në shtëpi sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë .

Dy persona humbën betejën me koronavirusin në spitalin Covid të Vranjës, sipas raportit të publikuar të Qendrës Shëndetësore Vranjë. Në këtë qendër po trajtohen 63 pacientë me testin pozitiv të korona 19 që janë me pneumoni ndërsa 32 janë me oksigjen. Gjashtë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, dhe pesë u larguan për trajtim në shtëpi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, dy persona u transportuan në spitalin në Batajnica për mjekim thuhet në raport, njofton Jetapress.