Ballina Aktuale Çitaku: Liberalizimi i vizave do të ndodhte po të ratifikohej me kohë...

Çitaku: Liberalizimi i vizave do të ndodhte po të ratifikohej me kohë Demarkacioni me Malin e Zi

SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave para katër vjetësh po të kryente detyrimet e saj me kohë.

Çitaku ka përmendur vonesat e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi si një nga pengesat kryesore që e ka lënë Kosovën pa viza, raporton Zeri.info.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA tha sot në Radio Prishtina se tani janë disa vende të BE-së që po hezitojnë të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Sikur ne t’i kishim kryer detyrimet tona, ratifikimin për Demarkacionin, me kohë ne do të kishim marrë liberalizimin e vizave bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë para katër vjetësh, aty e kemi humbur hapin, kjo nuk e arsyeton Komisionin Evropian, por janë vendet anëtare të BE-së që po refuzojnë të marrin vendim, janë disa vende më skeptike”, ka thënë Çitaku në emisionin e mëngjesit në Radio Prishtina. /Zëri/