Ballina Aktuale Në Komunën e Bujanocit regjistrohen raste të reja të sëmurëve me Covid...

Në Komunën e Bujanocit regjistrohen raste të reja të sëmurëve me Covid – 19

SHPËRNDAJE

Gjatë vikendit të dytë, të 11-12 shtatorit, në Komunën e Bujanocit, janë regjistruar edhe 12 persona të tjerë të sëmurë me Covid – 19. Duke llogaritur nga fillimi i këtij muaji e deri tani, numri i të sëmurëve arrin shifrën në 93 persona. Gjendja po ashtu nuk paraqitet e kënaqshme as në Komunën e Preshevës dhe Medvegjës.

Për nga numri i të sëmurëve me Covid – 19, Komuna e Bujanocit arrin vendin e tretë në rrethin e Pçinjës. Në Spitalet Covid në QSH Vranjë janë shtruar 101 pacientë, te të cilët është konfirmuar infeksion me Covid – 19. Janë 99 pacientë me pneumoni, dhe 58 janë me oksigjenoterapi, njofton Jetapress.