Ballina Aktuale Në Bujanoc rritet numri i të infektuarve nga virusi Korona

Në Bujanoc rritet numri i të infektuarve nga virusi Korona

SHPËRNDAJE

Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, ka bërë të ditur, kohëve të fundit e posaçërisht, në 24 orët e fundit, janë infektuar nga virusi Korona 24 persona, çka paraqet një rritje të madhe në krahasim me ditët e tjera.

Në bazë të rezultateve të publikuara 186 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Nga ky numër, 106 janë nga Vranja, 33 nga Vlladiçin Han, 20 nga Surdulica, 16 nga Bujanoci, 7 nga Presheva, 3 Boseligradi dhe 1 nga Tërgovishta, njofton Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, raporton Jetapress.