Ballina Lajme Ulet me 40% përhapja e virusit në Maqedoninë e Veriut

Ulet me 40% përhapja e virusit në Maqedoninë e Veriut

SHPËRNDAJE

toritetet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportojnë se duke ju referuar analizës së fundit epidemiologjike të Institutit për Shëndet Publik, incidencë e shpërndarjes së virusit covid-19 është ulur me 40 për qind krahasuar me dy javë më parë. Kjo është reflektuar edhe në numrin e rasteve të reja i cili ka ardhur çdo ditë në rënie.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit u raportuan për vetëm 154 raste të reja me Covid dhe 12 viktima. Një situatë kjo shumë më pozitive se pak ditë më parë ku numri i infektimeve ishte afro 1 mijë ndërsa ai i humbjes së vdekjeve mbi 30. 

Ndaj Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në përputhje me këto të dhëna, Komisioni për Sëmundje infektive ka vlerësuar se nuk ka nevojë të ndryshohet modeli i mësimit i cili tashmë zhvillohet me prezencë fizike.

Krahas uljes së infektimeve ditore, autoritetet thonë se vijon imunizimi i popullatës. Deri dje janë vaksinuar 774,422 qytetarë, janë aplikuar 1,465,229 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 690,806 qytetarë.