Ballina Aktuale Shtohen rastet pozitive me Covid – 19 në jug të Serbisë

Shtohen rastet pozitive me Covid – 19 në jug të Serbisë

SHPËRNDAJE

Instituti i Shëndetit Publik Vranjë, ka raportuar se në spitalet kovid të Qendrës Shëndetësore Vranjë, nga pasojat e virusit Covid-19, në tri ditët e fundit vdiqën 9 pacientë, ky numër këto ditë shkon në rritje edhe për tri vdekje të reja.

Po nga i njëjti institucion bëhet e ditur se 144 pacientë aktualisht janë të shtruar në dy spitalet COVID të Qendrës shëndetësore në Vranjë (Psikiatria dhe Kirurgjia e vjetër), dy më shumë se një ditë më parë. Të gjithë të shtruarit ishin pozitivë në koronavirus dhe u diagnostikuan me pneumoni. Sipas informacioneve nga QSH Vranjë, në spitalet Covid nuk është duke u trajtuar asnjë fëmijë.

Sipas raportit të Instituti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, gjatë 24 orëve të fundit, Covid-19 u konfirmua në 16 banorë të Bujanocit, gjë që e vendos Bujanocin në vendin e tretë për nga numri i rasteve të reja, pak pas Vranjës dhe Surdulicës. Gjatë shtatorit në Bujanoc janë gjithsej 290 persona të prekur me Covid-19.

Në nivelin e Qarkut të Pçinjës u testuan 585 persona, ndërsa prania e virusit Covid – 19 u   konfirmua në 177 persona, njofton Instituti i Shëndetit Publik Vranjë, njofton Jetapress.