Ballina Aktuale Dr. Mustafa: Gjendja epidemiologjike në Komunën e Bujanocit është e keqe

Dr. Mustafa: Gjendja epidemiologjike në Komunën e Bujanocit është e keqe

SHPËRNDAJE

Ne bazë të dhënave që ka siguruar Jetapress nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, del se nga 556 persona të testuar për Covid-19 në Qarkun e Pçinjës, me virus janë konfirmuar në 161 persona.

Vranja ende e ka numrin më të madh të të infektuarve të rinj – 84, e ndjekur nga Surdulica me 28, Bujanoci 22, Vladiçin Hani me 16, Tërgovishta me 8 dhe Presheva me 3.
Kjo valë e të infektuarve nuk ka lënë pa prekur edhe nxënësit e shkollave në Komunën e Bujanocit, numri i të cilëve arrin në 44.
Sipas Dr Aëfrdita Mustafa, koordinatore për imunizimin në Shtëpinë e Shëndetit, vlerëson se gjendja epidemiologjike në komunë është e keqe, sepse përveç rritjes ditore të numrit të pozitivëve në mesin e popullatës së rritur, kemi edhe një numër të madh të fëmijëve të moshës shkollore me infeksion covid.
Sipas saj, fëmijët kalojnë me simptoma më të buta, por ata janë gjithashtu bartës dhe mund të shkaktojnë pasoja fatale për anëtarët e moshuar të familjes së tyre.

  • Ne nuk kemi pasur ndonjë ndërlikim tek fëmijët, ata kanë një pamje klinike më të lehtë, por është e rëndësishme që ata të testohen dhe që prania e virusit të zbulohet me kohë në mënyrë që të parandalohen pasojat – thotë Dr. Mustafa. Ajo përsëriti se imunizimi kundër koronës është i një rëndësie të madhe dhe edhe një herë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, njoftojnë mediet lokale, raporton Jetapress.