Ballina Aktuale Për vikend të gjitha inspektimet do të jenë në terren

Për vikend të gjitha inspektimet do të jenë në terren

SHPËRNDAJE

Një vit e gjysmë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në periudhën kur në Serbi çdo ditë vdesin 50 e më shumë persona, kapacitetet spitalore po mbushen, autoritetet kanë marrë vendim për futjen e kartave për Covid.

Këto certifikata do të jenë të vlefshme nga e shtuna, 23 tetor, për qëndrime në ambientet e hotelierisë në ambiente të mbyllura, në periudhën nga ora 22:00 deri në mbyllje.

Pra, karta e kovid-it do të jetë e vlefshme vetëm për tre orë – nga ora 22:00 deri në mbylljen e lokalit, ose deri në një orë pas mesnate.

Këtu përfshihen edhe dasmat sepse mbahen në ambiente hoteliere, nëse dikush dëshiron të bëjë dasmë apo ditëlindje në ambient të hapur ose deri në orën 22:00, nuk ka pse të ketë leje për kovid.

Nëse qëndrojnë pas orës 22, duhet leje leje”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në konferencën për media, njofton Jetapress.