Ballina Lajme Nga Rajoni Saqipi: Demolimi i varrit të prindit të Jusufspahiqit, është një akt vandal...

Saqipi: Demolimi i varrit të prindit të Jusufspahiqit, është një akt vandal dhe qyqar

SHPËRNDAJE

Përdhosja e varrit të Hamdia Jusufspahiq, prindit të Myftiut të Beogradit Mustafa Jusufspahiq, ka ngjallur reagime të shumta, duke e vlerësuar atë si një akt të turpshëm dhe barbar.

Një akt të tillë anticivilizues e gjykoi edhe z/reisis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, H. Nexhmedin ef. Saqipi, i cili për Jetapress, tha se një veprim i tillë është i ulët, vandal dhe qyqar. Pavarsëisht mse nga kush vjen, ky akt barabar duhet gjykuar dhe autorët e kësaj vepre të ndytë, të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, u shpreh me keqardhje H. Nexhmedin ef. Saqipi.

Në reagimin e tij të ashpër z/reisisi Saqipi, thotë se është hera e dytë që i ndodh varrit të Hamdia Jusufspahiq, prindit të Myftiut Mustafa, personalitete të shquara të Bashkësisë Islame në Serbi, të njohur për vepra të mira në emër të paqes, tolerancës, dhe solidaritetit.

Varrezat janë kultura jonë shpirtërore dhe materiale, ato janë pasuria e jonë e trashëgimisë kulturore, me një fjalë janë të shenjtë, që duhet t’i ruajmë, mbrojmë dhe t’i afirmojmë brez pas brezi, pa dallime nacionale dhe fetare, shprehet në reagimin e tij z/reisis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, H. Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.