Ballina Lajme Zaev: Do mbroj shumicën pro BE-së

Zaev: Do mbroj shumicën pro BE-së

SHPËRNDAJE

bledhja e organeve drejtuese të LSDM-së konfirmoi të martën në mesnatë vendimin për anulimin e dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Synimi sipas tyre ishte normalizimi i situatës politike në një kohë kur vendi përballet me krizë energjetike, ekonomike, pandeminë, por edhe me procesin e integrimit të vendit.

“Kemi vendimin e Këshillit Qendror për anulimin e dorëheqjeve. Kur e paralajmërova me 31 tetor, konfirmova se mbetem që të ruhet shumica dhe nëse ka mundësi të rritet. Pres që shumica demokratike të stabilizohet, në veçanti ajo shumicë që është pro BE-së dhe për një shoqëri multietnike”.

Por në krahun tjetër VMRO-DPMNE-ja në opozitë thotë se nuk tërhiqet nga mocioni i mosbesimit që ka paraqitur në Kuvend.

“Iku koha e Zoran Zaevit dhe ajo që ndodh në LSDM nuk na intereson. Është punë e tyre. Por çka do të ndodhë në Kuvend do ta shohë Zaevi kur qeverisë së tij do t`i votohet mosbesimi. I themi Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij të bëhen gati për transferim të qetë të pushtetit”

Mocioni i mosbesimit i opozitës për rrëzimin e qeverisë së Zaev pritet të shqyrtohet nga parlamenti ditën e enjte.