Ballina Aktuale Festa e Flamurit Kombëtar

Festa e Flamurit Kombëtar

SHPËRNDAJE

Ashtu edhe si viteve të tjera Dita e Flamurit Kombëtar, në rajonin e Luginës së Preshevës, u shënua me aktivitete të reduktura për shkak periudhës së pandemisë dhe mos rregullimit me ligj të përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare.

Kjo festë kombëtare shqiptare, gjithandej nga ndodhen shqiptar kremtohet me dinjitet, përveç se në rajonin e Luginës së Preshevës, në të cilin nuk është akoma e rregulluar me ligj përdorimi i lirë i simboleve kombëtare. Përkundër masave shtetërore ndaj përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare, në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në objekteve komunal ka valuar Flamuri Kombëtar Shqiptar krahas atij të Republikës së Serbisë.

Flamuri është historikisht simboli identifikues i shqiptarëve. Ai kremtohet nga shqiptarët kudo që ndodhen ata.

Telegrame përgëzimi me rastin e festat së Flamurit Kombëtar Shqiptar, kanë shkëmbyer krerët institucional nga Lugina e Preshevës, me homologët e tyre në Shqipëri, Kosovë e Diasporë.

Këtyre përgëzimeve iu është bashkëngjitur edhe redaksia e Portalit Jetapress, duke ua uruar lexuesve 28 nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Redaksia