Ballina Aktuale Numri i të infektuarëve me covid në Bujanoc është në rënie e...

Numri i të infektuarëve me covid në Bujanoc është në rënie e sipër

SHPËRNDAJE

Në seancën e Këshilli Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit, në Komunën e Bujanocit, të zhvilluar, të premten e 3 dhjetorit, për situatën epidemiologjike dhe vaksinimin e qytetarëve raportoi drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit znj. Daliborka Pavlloviq, e cila tha se numri i të infektuarëve me covid në komunën tonë është në rënie e sipër, në muajin shtator kishte gjithsej 322 të infektuar, në tetor 252 të infektuar, ndërkaq në nëntor 141 të infektuar ndërkaq në këto ditë të dhjetorit kemi 6 raste të reja.
Sa i përket vaksinimit, gjithsej janë dhënë 32560 doza të vaksinave në komunën tonë. Dozën e parë e kanë marrë gjithsej 15.560 persona, dozën e parë dhe të dytë e kanë marrë 14.511 persona, ndërsa dozën e parë, të dytë dhe të tretë e kanë marrë gjithsej 2.543 persona. Ajo që vlen të theksohet është fakti se është rritur edhe interesimi i të rinjve për t’u vaksinuar – tha drejtoresha Pavlloviq.