Ballina Aktuale Dr Shekler: “lloji Omicron është më i butë se delta, infeksioni si...

Dr Shekler: “lloji Omicron është më i butë se delta, infeksioni si i ftohti”

SHPËRNDAJE

“Me pak fjalë, duket si një ftohje afatshkurtër”, tha Shekler i ftuar në RTS, duke shtuar se nuk kishte informacione se lloji Omicron ishte i izoluar në Serbi, transmeton Jetapress.
Shfaqja e llojit Omicron të virusit korona, si çdo lloj i ri, u prit me frikë se do të jetë më keq se të mëparshmit, por këtë herë nuk është kështu, tha virologu dhe mikrobiologu i Institutit Specialist Veterinar Kralevë Milanko Shekler.
Ai shpjegoi se simptomat kryesore në rast të infektimit me këtë lloj janë lodhja, djersitja, dhimbja e fytit, mungesa e kollës, rrjedhja e hundëve, virusi nuk shkakton pneumoni dhe temperaturat janë afatshkurtra, transmeton Jehona.