Ballina Aktuale Nga sot, hyrja në Mal të Zi me certifikatë vaksinimi me dy...

Nga sot, hyrja në Mal të Zi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ

SHPËRNDAJE


Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID.

Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme nga autoritetet shëndetësore njoftuan se nga sot në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do t’u kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.

Ndërkohë udhëtarët kur të kalojnë në pikat kufitare të Malit të Zi nuk duhet të ketë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID. Por në rastet kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq ka thënë se personi do duhet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID.

Mali i Zi ka vendosur po ashtu masa të reja në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për t’u futur.