Ballina Aktuale Kamberit deklarohet nga Arabia Saudite: Referendumi si i tillë ka dështuar në...

Kamberit deklarohet nga Arabia Saudite: Referendumi si i tillë ka dështuar në rezultate

SHPËRNDAJE

Rezultatet për Referendumin në Serbi të procesit zgjedhor, tregojnë se mbi 60 për qind i thanë “Po” Referendumit, ndërsa deputeti  republikan Shaip Kamberi, në rrjetin e social të facebookut, thotë të kundërtën, kinse Referendumi ka dështuar, të cilën deklaratë e kanë publikuar shumica e medieve në Kosovë.

Deputeti republikan i Serbisë, Shaip Kamberi edhe pse po qëndron në Arabinë Saudite, në ritualin fetar “ Umre “ me parapërgatitje për ta kryer obligimin e 5- të Haxhit, në rrjetin e tij social të facebookut, lëshon deklarata paushalle të kënaqshme për relaks nëpër media, lidhur me Referendumin për reforma në gjyqësorin serb, duke thënë se si i tillë ka dështuar në rezultate.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, kështu thotë deputeti Kamberi, ndërsa rezultatet e procesit zgjedhor, tregojnë të kundërtën, mbi 60 për qind i thanë “Po” Referendumit.

Si duket deputeti Kamberi i ndikuar nga disa kolegë të tij nga Sanxhaku, ka rënë në tripat e boshnjakëve, të cilët më së shumti kanë përfituar nga shteti, në të cilin i kryejnë obligimet qytetare, madje edhe të përfshirjes në ushtri, polici, gjyqësi etj, njofton Jetapress.