Ballina Aktuale Koordinatori Saqipi: Masat e reja anti – Covid të Qeverisë së Kosovës,...

Koordinatori Saqipi: Masat e reja anti – Covid të Qeverisë së Kosovës, godasin qytetarët e Luginës së Preshevës

SHPËRNDAJE

Lajmi se Qeveria e Kosovës ka sjell masa të reja anti – Covid, sipas vendimit me të cilin, “qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese”, ka shqetësuar qytetarët e Luginës së Preshevës, por jo edhe spektrin e saj politik.

Sipas këtij vendimi, gjithashtu, bëhet e ditur se ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë. Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Sot, shumë studentë nga Lugina e Preshevës, janë ndaluar në pikat kufitare të Dheu i Bardhë, me orë të tëra, duke u kërkuar nga ata se a e kanë vaksinën e tretë, me sugjerimet e autoriteteve kufitarë, që duhet ta bëjnë testin negativ të llojit PCR, përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Koordinatori i shoqërisë civile Nexhmedin Saqipi, ka reaguar lidhur me këtë vendim, i cili, sipas tij, më së shumi i godet qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët edhe me dozën e dytë të vaksinës nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë. Studentët e Luginës, tani e kanë afatin e janarit dhe të shkurtit me provime dhe disa prej tyre nuk i kanë përmbushur afatet kohore për gjashtë muaj të marrin vaksinën e tretë. Ata nuk kanë mundësi ta bëjnë testin negativ të llojit PCR, në çdo dy ditë ngase u kushton dhe u bie shpesh të udhëtojnë në Kosovë. Kosova as vetë nuk e ka të siguruar dozën e tretë të vaksinës a kërkon nga qytetarët e Luginës ta kenë atë. Çfarë absurdi!, thekson Koordinatori Saqipi.

Lidhur me këtë problematikë, nuk ka reagime të spektrit politik në Luginën e Preshevës, për të korrigjuar një vendim i tillë i njëanshëm,  jo i logjikshëm dhe i padrejtë i Qeverisë së Kosovës, ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, njofton Jetapress.