Ballina Aktuale Rritet me të madhe numri i të infektuarve në Jug të Serbisë

Rritet me të madhe numri i të infektuarve në Jug të Serbisë

SHPËRNDAJE

Instituti i Shëndetit Publik Vranjë, çdo ditë monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat e tij nga qendrat shëndetësore kompetente dhe spitalet nga territori i rrethit të Pçinjës (Bosilegrad, Bujanoc, Preshevë, Vlladiçin Han, Vranjë, Surdulicë, Trgovisht, Vranjë, OB Surdulicë, Spitali special për Sëmundjet e mushkërive Surdulica), mbi numrin e të testuarve dhe të sapoinfektuarve me SARS-COV2 dhe pacientëve me COVID-19.

Në 24 orët e mëparshme më 24 janar 2022. Janë testuar 1108 persona dhe janë regjistruar 575 rezultate pozitive, në përqindje 51,9% pozitive nga numri i përgjithshëm i të testuarve, më së shumti nga Vranja 302, Vlladiçin Han 63, Bujanoci 53, Presheva 31 etj.

55 mostra u përpunuan me metodën PCR, 17 pozitive dhe 1053 teste antigjenike, nga të cilat 558 ishin pozitive, raporton Jetapress.