Ballina Aktuale Mrekullitë e botës

Mrekullitë e botës

SHPËRNDAJE

Nga Dr. Musa Musai

Nisur nga aksioma se investimet në udhëtime sjellin përfitimet më kapitale në formimet e njerëzve, ne qëndrimin një javor në Spanjë e filluam me vendet më të spikatura të Andaluzisë, më drejtë me qytetin e Toledos (Toledo nuk është pjesë e Andaluzisë, por një periudh ka qenë nën sundimin e Emevitëve). Qytet disa mijë vjeçarë me histori dhe kulturë të bujshme. Rrugë këto që inspiruan shkrimtarin e madh spanjoll Servantes të i sjell botës kryeveprën e Don Kishotit të Mançës. Në vazhdim do vijojmë me përvojat nga Kordoba, kryeqendra andaluziane!

Pamjet mahnitëse të qytetit Kordoba, me aromën e trëndafilave dhe shpirtin poetik të Ibën Hazmit

Pak kujt i ka rënë të mësoj për mrekullitë e botës siç është Kordoba, me pamjet mahnitëse të këtij qyteti magjepsës, që të merr e të bart në kohë, me çka të mundëson komunikimin intuitiv me protagonistët kryesor të dijes dhe të urtisë të gërshetuar me shumë të përmasshmen kulturë dhe qytetërimin Islam.

Thesari kulturor

Pozitën qendrore të kalifatit Emevit në Andaluzi e mban Kordoba, qytet ky që paraqet margaritarin e vërtetë në kuadër të thesarit kulturor e qytetërues. Andaj vizita e këtij thesari kulturor, shkencor e qytetërues sikur të ofron shumë më pranë gjithë protagonistëve të një periudhe të artë, pa kontributim dhe penën e të cilëve nuk do arrinim të jemi kaq pranë gjithë atyre veprave kolosale.

Djepi i qytetërimit

S’do mend se vizita e këtij qyteti të jep mundësinë të prekish dhe ndjesh afërsinë me gjithë ata kolos të shkencës, kulturës dhe qytetërimit si Ibën Rushd, Ibën Hazm, Ibni Baxhe etj. që zënë vend të rëndësishëm në historinë e zhvillimit shkencor në mbarë botën, veçmas si paraprirës të periudhës së humanizmit dhe renesancës në Europë.

Kordoba, ku u ngritën kolos të dijes dhe urtisë, shkencës, filozofisë, matematikës, fizikës, astronomisë, letërsisë e shumë drejtimeve tjera shkencore që përndritën periudhën më të errët të mbarë botës.

Aroma e trëndafilave

Pavarësisht 13 shekujve të kaluar ende mund të thithet aroma e trëndafilishteve Averoeske, e shpirtit poetesk të Ibën Hazmit me urtinë e vargjeve brenda veprës Qaforja e Pëllumbit si dhe përvojave të zhvillimit individual e të pavarur të Ibni Baxhe’s. Me respekt!