Ballina Aktuale SHAIP KAMBERI NUK PËRKRAHET PËR BARTËS TË LISTËS SHQIPTARE

SHAIP KAMBERI NUK PËRKRAHET PËR BARTËS TË LISTËS SHQIPTARE

SHPËRNDAJE

Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një deklaratë dhënë për JetaPress, se APN, me asnjë çmim e në asnjë rrethanë nuk e përkrahë Shaip Kamberin për ta udhëhequr me listën shqiptare të kandidatëve për deputet.

Sipas Pajazitit, nuk është fjala për arbitraritet të Alternativës apo interesa personale, por ekskluzivisht për respektimin e kritereve dhe parimeve të vendosura në vitin 2020 gjatë formimit të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

“Nëse Alternativa për Ndryshim nuk zë vendin e parë në listën e përbashkët të partive shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk do të ketë listë të unifikuar shqiptare”, ka thënë kryetari i degës së kësaj partie në Bujanoc, z. Arbër Pajaziti.

Alternativa ka 15 këshilltarë në Kuvendin e Preshevës, 3 në Bujanoc dhe një në Medvegjë, që kolektivisht e bën partinë më të fortë me 19 këshilltarë, edhe pse në të tri komunat është në opozitë.