Ballina Aktuale PLUHURI POLITIK NË BUJANOVC

PLUHURI POLITIK NË BUJANOVC

SHPËRNDAJE

Ferri poitik në Bujanovc është i hapur për të gjithë. Bile edhe për ata që me gishtin e vogël e kan prek politikën. Edhe për ata cka ishin në krye të saj. Në politikë dikush i lëpinë buzët, dikush gishtat e dikush dikujtë këpucat, prapanicën e cka jo tjetër?!

Liderat politik i kemi zgjedhur vet. Unë nga ata kurr nuk kam prit të cpikin zgjidhje sepse nuk i kemi as shkencëtarë e as novator. Por, si politikan kam pas pritje nga ata të kërkojnë zgjidhje gjithandej…Qoftë me rrethin e vet qoftë edhe përtej rrethit të vet. Qoftë nga politika kombëtare edhe nga ajo ndërkombëtare. Bile me shumë këmbëngulësi e jo me vizita turistike.

Pluhuri që po ngritet rreth zgjedhjeve Parlamentare në Sërbi për përfaqësuesit tanë është krejt i panevojshëm. Po mendoj sipas mendimit tim. Unë nuk kam asnjë foto për postim me asnjë deputet e as ishdeputet as të kohës së monizmit e as të pluralizmit. Së paku jo gjat mandateve të tyre.

Unë si spektatorë i ngjarjeve politike, politika luginase ne Parlamentin e Sërbisë më ka pëlqye shumë më shumë kur ishte opozitare e jo në kualicione të panevojshme.

Bile më kanë pëlqye përfaqësuesit e zëshëm, këmbëngulës e jo ata që heshtin e pushojnë nën hijen e njëri tjetrit.

Zhgënjime politike kemi pas sa të duash,sepse politika e jonë në kalim nga monizmi i mori në gjirin e saj edhe monistat. Ata treguan nuhatje të mirë politike për zgjedhje partiake por jo edhe zgjidhje të pritura. Kurse ata që u futën si dilitanta politik iu deshtë shumë kohë që të ulen në rrjeshtat e para partiake.

Duke i lexua këtyre ditave portalet unë po fitoj binje se në Bujanovc kemi gazetarë sa të duash por gazetari fare pak. Ata ose janë të varur ose janë të mbështetur aq sa për të anua dika.

Politika jonë fillore ende nuk e ka kuptua se uniteti është i nevojshëm sot si buka e gojës. E jo dikujtë të i miret edhe buka nga goja e dikujtë të i vërshojnë benifitet. Dikujtë të i jipen gratis meritat e dikujtë të i harrohen sakrificat. Sepse as në politikë nuk fillohet nga zeroja e as nga hici.

Unë i referohem një thënie se në politikë: “Kur vëllau fiton prej vëllat askush nuk humb” Këte e kam thënie të një politikani që Shqiprinë me mencuri e kaloi nga monizmi në pluralizëm. Krejt në fund unë anoj për politikë të dëshmuar. Politika i ka politikanët që kanë merita dhe meritojnë. Duhet pak gërvish në biografitë e tyre dhe aty janë. Pa dallim a e përkrahi unë ate apo jo?! Para votës sime qëndrojnë meritat e tyre që duhet përkrahur.

Unë nuk votoj gabim, kur kam pasur hamendje nuk kam votua fare. I kam ik gabimit. Por, kësaj here dua të votoj pa qoftë ai edhe jomiku i im.