Ballina Aktuale Nehat Aliu zgjidhet u.d drejtor në qendrën sportive në Bujanoc

Nehat Aliu zgjidhet u.d drejtor në qendrën sportive në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Drejtori aktual i Qendrës Kulturore dhe Sportive “Rinia” në Bujanoc, Fatmir Hasani, është liruar nga detyra në seancën e sotme të Kuvendit.
Drejtor i ri është emëruar Nehat Aliu.
Pas pak më shumë se një viti në krye të KSK “Rinia”, Hasani u shkarkua për shkak të pensionimit.

Drejtori i ri, Nehat Aliu, është edhe këshilltar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), e cila sipas marrëveshjes së koalicionit zotëron menaxhmentin e Qendrës Kulturore dhe Sportive.

Emërohet ushtrues detyre i drejtorit për një mandat gjashtë mujor.

Aliu është nga Tërnoci i Madh, me profesion është mësimdhënës i gjuhës serbe, ndërsa para disa vitesh ka qenë edhe kryetar i Drejtorisë komunale për veprimtari sociale.