Ballina Aktuale Kush po e shkel unifikimin e spektrit politik në Luginë?

Kush po e shkel unifikimin e spektrit politik në Luginë?

SHPËRNDAJE

Para dy vitesh, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Shoqëria Civile mori një nismë për të krijuar një listë të përbashkët me kandidatë të mundshëm për deputetë, mirëpo një nismë e tillë hasi në veshë të shurdhër nga subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevë. Bile, as që u interesuan fare që Shoqëria Civile të jetë ndërmjetësuese për afrimin e krerëve politikë në në listën unike, por shkuan në Tiranë dhe e gjetën një pleqnar axhami, i cili arriti t’i bashkoj për në Beograd, por jo edhe për pushtet lokal.

Duke e parë si rrezik shpërndarjen e votave, me krijimin e dy listave shqiptare për zgjedhjet parlamentare Shoqëria Civile, kritikon dy subjektet më të mëdha politike, të cilat kanë bërë ftesë publike në data të ndryshme për gjetjen e një unifikimi që nuk e kanë pasuar as pas Marrëveshjes së Gent Cakës.

Lidhur me këtë problematikë, Koordinatori i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, kërkon nga APN dhe PVD, t’i anulojnë ftesat publike, të paralajmëruara për të caktuar një të përbashkët, përndryshe përçarjet dhe hasmëritë do të thellohen edhe më shumë dhe vështirë pas rrethanave e reja të krijuar nga pandemia e virusit Korona dhe problemeve të tjera të natyrës politike dhe ekonomike, të gjendet ndonjë emisar anësor për pajtime partiake. Shoqëria Civile edhe më herët e pat potencuar, se pa unitet lokal, nuk mund të arrihet uniteti rajonal, thotë Koordinatori Saqipi njofton Jetapress.