Ballina Aktuale Majlinda vjen në vendlindje me projekte konkrete

Majlinda vjen në vendlindje me projekte konkrete

SHPËRNDAJE

Këto ditë po qëndron në Gjilan, veprimtarja e njohur në diasporë, Majlinda Sulejmani, një femër e suksesshme në fushën e politikës evropiane, mjekësisë dhe arsimit, si një pedagoge e përkryer.

Portali Jetapress, ka mësuar se Majlinda me origjinë nga Breznica e Bujanocit, e ka kohën e limituar për të qëndruar gjatë në Gjilan, ajo fillimisht do të takohet me të parin e kësaj komunë Alban Hysenin, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë takime edhe me personalitete të tjera nga Anamorava.

“Jam e emocionuar nga njerëzit që i kam përreth, është një ndjenjë e bukur dhe e mirë, kur të përshëndesin dhe te japin përkrahje në çdo aspekt! Koha normalisht që nuk do t’më premton për fatkeq, te jem ne çdo takim, intervistë apo ndej. Por mundohem te i mbuloj gjitha në një kohë! Sot në mesditë do te jem afër qytetareve dhe kështu ne bashkëpunim më qytetarët tonë ti filtrojmë dëshirat nga ata, kështu ne si mërgatë te ju ndihmojmë njëri tjetrit më shumë ne disa aspekte jo vetëm me moneta që është afatshkurtë – por diçka afatgjatë!”  shprehet Majlinda në rrjetin social të facebookut, transmeton Jetapress.

Në vazhdim Majlinda thotë se “nesër do ta kem takimin me kryetarin tonë zotrin Alban Hyseni dhe do te shpalosen disa projekte për Gjilanin dhe mandej për komuna tjera! Me padurim e pres ringjalljen e Gjilanit më një vizion të ri dhe të pastërt! Planet dhe projektet e mija nesër ne një konferencë me kryetarin do t’i shpalos dhe të jem transparente me popullin dhe kryetarin. Unë edhe njëherë do e ceki, unë nuk dua t’i bashangjitem politikes ne Kosovë por thjesht ti dhuroj eksperiencat e mija ne disa projekte dhe kështu ta bëjmë një ndryshim për Gjilanin tonë, që për fat ende nuk i posedon do premtime që iu dhanë ne te kaluarën – sidoqoftë shpresojmë ne nji përmirësim nga parlamenti Kosovës, se me t’vërtet pika parë është te inkuadrohet autostrada Prishtinë-Gjilan» thekson Majlinda, duke përfunduar se do të ketë edhe takime të tjera me qytetarë, të cilët i çmon dhe vlerëson lartë, njofton Jetapress, R. Rexhepi.