Ballina Aktuale Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës vizituan Bashkësinë Islame në Preshevë

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës vizituan Bashkësinë Islame në Preshevë

SHPËRNDAJE

Sot zyrtarisht qëndroi për një vizitë zyrtare sekretari i BIK – ut Ahmet ef. Sadriu. Ai shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij z. dr. Islam Hasani dhe Ilmi Krasniqi.

Musafirët nga BIK – u, u pritën nga kryetari Bashkësisë Islame Mr. Nexhmedin Ademit me punëtorët e administratës.
Në takim u diskutua për sfidat me të cilat po ballafaqohet organizimi fetar në Luginë të Preshevës. z. Sadriu në fjalën e tij përmendi përkushtimin e BIK – ut dhe myftiut z. Naim ef. Tërnava për ta mbështetur organizimin e jetës fetare në Luginë. Ai tha se çfarëdo modaliteti i organizimit fetar që është në shërbim të ruajtjes së identitetit fetar dhe nacional të shqiptarëve në koordinim të plotë me BIK – un do të mbështetet dhe do të ndihmohet. Në këtë drejtim është shumë me rëndësi edhe përfaqësimi juridik dhe rregullimi zyrtarë i funksionimit të Bashkësisë Islame. BIK – u në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga e drejta e trashëgimisë materiale pronësore dhe shpirtërore të besimtarëve të Luginës së Preshevës. Prona e Bashkësisë Islame as nuk mund të ndrrohet e as të tjetërsohet pa lejen e BIK – ut, pavarësisht përpjekjeve për ndryshim dhe ndrrim të titullarit të saj.
Kryetari z. Ademi me bashkëpunëtorë vlerësuan lartë rolin e BIK – ut në mbështetjen e vazhdueshme pë ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale si pjesë e pandashme e BIK – ut në trojet autoktone të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Shërbimi për informim pranë Bashkësisē Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.