Ballina Lajme Nga Rajoni Daçiq: Vuçiqi president, unë kryeministër i Serbisë

Daçiq: Vuçiqi president, unë kryeministër i Serbisë

SHPËRNDAJE

Presidenti i SPS-së, Ivica Daçiq tha se beson se do të jetë kryeministër i Serbisë pas zgjedhjeve.

“Kjo është më e mira për Serbinë – Aleksandar Vuçiq, president, Daçiq, kryeministër. Personalisht, mendoj se është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe stabilitetin e saj politik në këto kohë të trazuara, duke pasur parasysh se kemi bashkëpunuar gjatë gjithë këtyre viteve të jetë në duar të sigurta”, tha Daçiq.

I pyetur se pse Partia Progresive Serbe dhe presidenti i saj Vuçiq do t’i jepnin postin e kryeministrit, kur janë favorit absolut në zgjedhje, Daçiq u përgjigj se gjithçka është çështje marrëveshjeje politike dhe se është logjike që funksionet më të rëndësishme të shpërndahen mes partive që formojnë koalicionin qeverisës./presheva.com/