Ballina Lajme Nga Rajoni Sipërmarrësi shqiptar Ferat Ajdari merr çmim të rëndësishëm në Bansko të Bullgarisë

Sipërmarrësi shqiptar Ferat Ajdari merr çmim të rëndësishëm në Bansko të Bullgarisë

SHPËRNDAJE

Ferat Ajdari, pronar i “ADA Distribution” në Kosovë ka marrë çmimin Lider në Distribucion në Annual Balkan Bussines Award 2022, ngjarje e organizuar në Bansko të Bullgarisë ku marrin pjesë biznese nga i gjithë Ballkani dhe që njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për bizneset.

Çmimin ia dorëzoi ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha.

Ajdari falënderoi organizatorët që nderuan kompaninë “ADA Distribution” ndërkaq u shpreh se ky çmim e motivon atë që të punojë edhe më tutje, me korrektësinë e deritanishme.

Kompania që udhëheq Ajdari është një nga kompanitë lidere të distribuimit të produkteve ushqimore dhe sanitare në Kosovë.

Në portofolin e saj ka një gamë të gjerë produktesh.

Që nga fillimi i punës së saj, angazhim primar ka pasur sjelljen para konsumatorëve të produkteve shumë cilësore dhe shërbimin me kujdes e transparencë.