Ballina Aktuale Ambasadori i ri i SHBA-së Chrisopher Hill arrin në Serbi

Ambasadori i ri i SHBA-së Chrisopher Hill arrin në Serbi

SHPËRNDAJE

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka arritur sot në Beograd.

Presidenti Joe Biden në tetor të vitit 2021, emëroi Christopher Hill për të shërbyer në ambasadën e SHBA-së në Beograd.

Hill ishte anëtar i ekipit negociator amerikan gjatë bisedimeve të paqes në Dejton për t’i dhënë fund luftës në Bosnje në 1995, dhe më pas u dërgua në Shkup në Maqedoninë e Veriut nga 1996 deri në 1999, ku u përfshi në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën midis qeverisë së ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq në Beograd dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ambasadori Hill ka arritur sot në Aeroportin e Beogradit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Julie Hill.

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka publikuar pamje nga mbërritja e Hillit në Beograd.