Ballina Aktuale HAXHI 2022 DO TË ORGANIZOHET KËTË VIT ME DISA KUSHTE

HAXHI 2022 DO TË ORGANIZOHET KËTË VIT ME DISA KUSHTE

SHPËRNDAJE

Meshihati i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), bënë të ditur se këtë vit, për dallim nga vitet e kaluara, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), do të organizohet, por me disa kushte, të cilat duhet t’ju përmbahen haxhilerët.

            Meshihati i BIPBM-së, duke iu referuar lajmërimit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, bën të ditur se haxhi do të realizohet këtë vit me këto kushte:

1. Pjesëmarrje maksimale nga brenda dhe jashtë, vetëm një milion haxhinj;

 2. Mosha maksimale e lejuar deri, 65 vjeç;

 3. Dy vaksina të Covid 19 dhe

 4. Hyrje me PCR Test negativ.

Meshihati i BIPBM, gjithashtu, bënë me dije se  numri i të interesuarve për të shkuar në Haxh, për të kryer kushtin e pestë të Islamit, nuk do të zvogëlohet, por përkundrazi do të krijohen kushtet e mira për një mision të tillë. Nga Qendra Informative e BIPBM-së, njofton Jetapress.