Ballina Aktuale DITA KUR TË GJITHË KEMI QENË NJË

DITA KUR TË GJITHË KEMI QENË NJË

SHPËRNDAJE

Në përkujtim të mobilizimit të dhunshëm në Tërnoc

Mos e harroni 23 prillin 1999 dhembjen dhe krenarinë. Tërnocit njeriu që i doli ballë atë ditë atij regjimi famëkeq ishte Hoxha Nexhmedin Saqipi. 

Atë ditë është dashur me u kanë ma shumë se burrë, ma shumë se trim e i guximshëm, ma shumë se i ditur e i mençur, ma shumë se largpamës. Atë ditë u dasht me u kanë veç diçka hyjnore e falënderimi i Takon Allahut që sebep boni Hoxhë Nexhmedin Saqipin, por për tu bërë sebep duhesh me qenë i gatshëm me sakrifikuar, siç janë dhe fjalët që i tha para se t’i vishnin të rinjtë e tërnocit, atë ditë të tmerrshme  24 prill, ku tek ne erdhi Hoxha dhe tha o popull unë po bëhem kurban dhe filloi u rreshtua i pari e ne pas tij gjithë,ajo thënie e Hoxhës na hoqi atë friken e trishtimin dhe na motivoi, na dha guxim e besim që t’mos t’i trembemi as një gjëje pavarësisht çfarë të ndodh.

Kohë të vështira kanë nxjerr njerëz të mëdhenj, përkujtojmë dhe falënderojmë gjithë ata që u angazhuan për atë ditë emrat, apo figurat e të cilëve ne nuk i dimë, por një gjë është e sigurt se atë ditë kemi qenë gjithë një. (Dërguar nga një ndjekës i faqes sonë, marrë nga Tërnoci i Madh, transmeton  Jetapress.