Ballina Aktuale Hoxhë Mustafë Memeti në Iftarin tradicional me karakter rajonal

Hoxhë Mustafë Memeti në Iftarin tradicional me karakter rajonal

SHPËRNDAJE

Organizimi i iftareve me rastin  muajit të shenjtë të Ramazanit, tashmë është kthyer në një traditë të mirë edhe në diasporë.

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua iftari tradicional ndërfetar në xhaminë e Bernës Europaplatz, me ambasadorin e Shqipërisë z. Ilir Gjoni, e Kosovës z. Sami Ukelli, e Maqedonisë së Veriut z. Kenan Ramadani, me ambasadoren e Izraelit znj. Ifat Reshef, me përfaqësues të ambasadat e Malajzisë dhe Nigerisë dhe me këshilltaren komunale të qytetit të Bernës për Arsim, Çështje Sociale dhe Kultur znj.

Franzisksa Teuscher dhe komisionerin kantonal për fenë z. David Leutëyler dhe presidenten tonë të nderuar znj. Regula Mader. Në iftar morën pjesë edhe anëtarët e xhamisë, gazetarë si dhe mysafirë të shumtë dhe përfaqësues të bashkësive të tjera fetare, njofton Jetapress.