Ballina Aktuale Saqipi: Falënderojmë presidentin Vuçiq dhe kryministrin Kurti për fitoren e deputetit Kamberi

Saqipi: Falënderojmë presidentin Vuçiq dhe kryministrin Kurti për fitoren e deputetit Kamberi

SHPËRNDAJE

Pas përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare në vendvotimin nr. 6, në Tërnoc, Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc dhe Organizata Crta, konfirmuan se me 697 vota nga 1089 votues të regjistruar, Koalicioni i Shqiptarëve të Listës së Luginës Shaip Kamberi e fitoi mandatin e deputetit të shumëdëshiruar në Parlamentin e Serbisë.

Për fitoren e Kamberit në këto zgjedhje, nuk bënë pa e falënderuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili edhe pse kishte informacione për parregullsitë e shfaqura gjatë votimit në Lagjen e Strukarëve, nuk insistoi që ato të prishen, bile edhe nuk u bë pengesë te Gjykata Administrative për ta lejuar rivotimin, duke ofruar shansin që Kuvendi Republikan, të paktën të ketë një deputet shqiptar nga radhët e pakicave kombëtare.

Në këtë drejtim falënderimi shkon edhe te kryeministri Kurti, i cili një ditë para votimit doli me apel, që të mbështetet  Shaip Kamberi për deputet, duke e lartësuar figurën e tij politike, ndaj edhe votuesit iu binden kërkesë së tij.

Por, mbi të gjitha, falënderimi më së shumti i shkon strukarëve, të cilët e dhanë maksimumin në këtë proces zgjedhor, duke kaluar edhe kufijtë e një referendumi, të cilët madje votuan edhe nga dy herë, duke pritur në rend me orë të tëra në kohë Ramazani, për të dhënë besimin për kandidatin e tyre të preferuar Shaip Kamberi.

Për pak sa harrova edhe mua më shkon një falënderim, ndonëse nuk jam nga Lagjja e Strukarëve, por kam dajallarët, miqtë e dashamirët, të cilët i falënderoj, kur isha në Beograd u thashë disa zyrtarëve se nuk bënë Lugina e Preshevës, pa e pas një deputet, e aq më pak nuk bënë Tërnoci, i cili për disa mandate rresht nuk e ka lëshuar Kuvendin Republikan të Serbisë, duke dhënë kontributin në avancimin politik të shqiptarëve, thotë për Jetapress, kryetari i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi.