Ballina Aktuale Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Xhemail Salihu-Xhemi nga Tërnoci

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Xhemail Salihu-Xhemi nga Tërnoci

SHPËRNDAJE

Lindi më 14 janar të vitit 1944 në një familje të madhe e të ndershme. Shkollën fillore e mbaroi në Tërnoc. Gjimnazin e mbaroi në Kamenicë, kurse shkollën e lartë në Shkup. Pas mbarimit të shkollimit u punësua si arsimtarë historie – gjeografie në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, pikërisht në vitin 1971 ku punoi deri në pensionim, në vitin 2009. Ai kaloi 38 vite me ditar në dorë.

Personalitetin e tij e karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, besnikëria, përkushtimi në punë dhe virtytet tjera që e pëcjellën gjatë tërë jetës.

Gjatë karrierës së tij nxorri shumë gjenerata të cilat më vonë u shndërruan në ekspertë të lëmive të ndryshme.

Mësuesi Xhemi ishte i nderuar nga të gjithë. Ishte i urtë i dashur për të gjithë.

Ai u nda vetëm fizikisht (02.05.2022), sepse do të mbetet gjithmonë në mesin tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!

Allahu të shpërbleft me Xhenet, prindi, gjyshi, vjehrri, dhe mësuesi jonë!

Marrë nga profili i familjarëve të të ndjerit