Ballina Aktuale z/Reisi Saqipi, përgëzon boshnjakët me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar

z/Reisi Saqipi, përgëzon boshnjakët me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar

SHPËRNDAJE

Me rastin e 11 majit, Ditës së Flamurit Kombëtar të Boshnjakëve, z/reisi i  Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Serbi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, me kënaqësi i përgëzon për këtë ditë të madhështore institucionet komunale, Këshillin Nacional dhe gjithë qytetarët e Sanxhakut, duke u dëshiruar suksese, përparime, paqe e unitet në të gjitha veprimtaritë shoqërore, kombëtare e fetare.

“Flamuri kombëtar është simbol historik dhe identifikues i një populli, ashtu siç janë edhe boshnjakët në Serbi, të cilët ligjërisht e kanë të zgjidhur problemin e Flamurit Kombëtar dhe ditën se kur duhet ata ta kremtojnë solemnisht dhe me dinjitet. 11 Maji për Sanxhakun dhe qytetarët e saj është ditë feste, ndaj u urojmë ata që të kalojnë bukur, mbarë dhe me suksese ”, thuhet në përgëzimin e  z/reisit të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Serbi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.